INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korruptoi gjyqësorin dhe i shpëtoi dënimit për vrasje, ekstradohet nga Anglia Gentian Doda

Korruptoi gjyqësorin dhe i shpëtoi dënimit për vrasje, ekstradohet nga Anglia Gentian Doda

Publikuar më: 10:52 10-08-2019

Ekstradohet sot nga Anglia Gentian Doda, njeriu që korruptoi gjyqësorin dhe i shpëtoi dënimit me 20 vite burg për vrasje. Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Manchester, pak kohë më parë u bë kapja dhe arrestimi në Mbretërinë e Bashkuar i Dodës, 41 vjeç, lindur në Tiranë, i shumëkërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Doda ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi: Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal nr. 416, datë 10.11.2017, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të drejtësisë”.

Gjithashtu, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin penal nr. 1249, datë 09.11.2017 vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607