Këngëtarja e famshme Madonna ka dhuruar një shfaqje surprizë në një klub në New York mbrëmjen e kaluar. Mbretëresha e muzikës pop ka surprizuar mikun e saj duke kënduar e performuar së bashku por krahas atmosferës duket se të pranishmit vunë re diçka tjetër që u përfol të gjithë mbrëmjen.
Madonna kishte të pasme fallco dhe ende nuk është e qartë nëse 60-vjeçarja ka vendosur implante apo thjeshtë janë korse me mbushje. Foto dhe video të performancës së saj janë bërë menjëherë virale dhe po komentohen pa fund në media.
Fansat e këngëtares nuk e kuptojnë përse duhet të merrte një vendim të tillë madje ka patur edhe nga ata të cilët e kanë ofenduar duke i thënë se duket si një version i shëmtuar i Kim Kardashian dhe Nicki Minaj.