INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova 11 vjet e Pavarur/ Urojnë dhe politikanët shqiptarë

Kosova 11 vjet e Pavarur/ Urojnë dhe politikanët shqiptarë

Publikuar më: 15:03 17-02-2019

Kosova shënoi sot 11 vite si shtet. Urime për këtë ditë të veçantë pati edhe nga liderët politikë në Shqipëri.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e nisi mëngjesin me publikimin e një fotoja nga zyra e kongresmenit amerikan Eliot Engel, ku mban një kopje e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

“Një kujtim i paharrueshëm nga zyra e kongresmenit Eliot Engel”, shkruan Kreu i Shtetit në “Facebook”, duke zgjedhur këtë kujtim si urim për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

meta_per_kosoven.jpg

Kryeministri Edi Rama, po ashtu e ka nisur këtë të dielë me një urim për ditën e shënuar të Kosovës.

"Mirëmëngjesi dhe me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ju dëshiroj një të dielë të bukur të gjithëve" shkruan Rama.

rama_per_kosaoven.jpg

Edhe Ministri për Diasporën Pandeli Majko, një nga politikanët shqiptarë që gëzon dhe shtetësinë kosovare, ka uruar ditëlindjen e 11-të të shtetit të Kosovës me një mesazh të qartë në foton e heroit legjendar Adem Jashari.

“Gëzuar përvjetorin e pavarësisë Kosovë…”, shkruan Majko, ndërsa në foton e Jasharit shkruhet “Të gjithë dhanë diçka, por dikush i dha të gjitha”.

majko_per_koosv.jpg

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka uruar Kosovën në ditën e saj të Pavarësisë, me një vlerësim për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund. Ajo shtoi se e ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim.

 

monika_pokosd.png

Ndërsa Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar pavarësinë e Kosovës duke u shprehur se sot është dita për të kujtuar me mirënjohje të gjithë ata që punuan dhe sakrifikuan për këtë arritje.

Basha-per-Kosoven.png

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109