9 vite Pavarësi!
Kosova prej 9 vitesh po gëzon Pavarësinë dhe çdo 17 shkurt kjo kujtohet nga banorët e saj dhe nga të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Ne kemi shkëputur urimet më pikante të tyre në këtë ditë të veçantë për Kosovën…e lirë.
Flori Mumajesi
Urimi i Florit nuk ka munguar asnjëherë për Kosovën, vendin që e do aq shumë producentin.
Në urimin e tij ai thejshtë shkruan inicialet e dy shteteve: Shqipëri dhe Kosovë (AL, KS) duke shprehur kështu vëlalzërinë që vazhdon mes tyre.
Noizy
“Gëzuar Pavarësinë lali vogël””, shkruan reperi në urimin e tij.
Elvana Gjata
As angazhimet jashtë Shqipërisë nuk e kanë bërë Elvanën që të harrojë ta urojë Kosovën për 9 vjetorin e Pavarësisë. “9 vjet pavarsi!Gëzuar AL KS”
Aurela Gaçe
Aurela Gaçe ndihet krenare pë rata që dhanë jetën për lirinë: “Shumë dhanë jetën për lirinë që sot fëmijet të buzëqeshin në liri. Ta gëzoni Pavarësinë Kosovë”.
Stresi
Stresi e ka shprehur gjithmonë dashurinë e tij për këtë shtet, ndaj edhe në këtë ditë tç veçantë për Kosovën, ai shkruan: “Ta gzojm dhe ta kujtojm brez pas brezi këtë ditë të shënuar për vëllezërit dhe motrat tanë dhe për Çlirimtarët e Kosovës që sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë për këtë tokë . Me respekt Arkimed Lushaj (Stresi)
Ronela Hajati
Ronela shkruan: “Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Festofsh dhe qindra shekuj të tjerë!!!”
Jonida Vokshi
“9 vjet Pavarsi, gëzuar Kosovë”, është ky urimi i Jonidës.
Big Basta
Nuk mungoi as urimi i reperit Big Basta për Kosovën aq më tepër që ai ëhstë martuar me një vajzë kosovare.
“Gëzuar Pavarësinë! Edhe 10000 vjeç u bëfsh Kosovë!””, shkruan Bigu.
Luana Vjollca
Edhe moderatorja simpatike Luana Vjollca ka një arsye më shumë për ta uruar Kosovën në këtë ditë të veçantë. “Gëzuar Pavarësinë Kosovë! “
Besniku 2PO2
“Urime Kosovë#9vjetshtet #9vjetshtet”, uron reperi 2Po2.
Lorik Cana
Ish kapiteni i Kombëtares thjesht ka postuar foton e vendit të tij si urim për Kosovën.
Vedat Ademi
“Mirënjohje dhe përulje për të gjithë ata që dhanë jetën dhe sakrifikuan që ti Kosova ime të jesh e lirë...Rrnoft Shqipëria e madhe etnike”, ëhstë ky urimi i këngëtarit Vedat Ademi.