INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kosova 9 vjet e pavarur. Newborn kthehet në no walls, “jo mure” [Video]

Publikuar më: 18:41 17-02-2017

New Born në qendër të Prishtinës, i njohur si Simboli i pavarësisë së Kosovës, në nëntë vjetorin e lindjes së shtetit, ka ndërruar ngjyrë dhe formë duke sjellë edhe një mesazh të fortë.“No Walls” Jo mure, u krijua nga dy gërmat N dhe W ndërsa fraza tjetër ka mbetur E Born. Një ide shumë intersante për të treguar se Pavarësinë Kosova tashmë e ka te sajen, por nuk do cënime territoriale. Kjo Kosovë 9-vjeçare nuk i do muret! Sipas analisteve, qytetarët vazhdojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre për zhvillimin tepër të ngadaltë ekonomik dhe korrupsionin e pushtetarëve në rritje. Politikanët nuk i kanë mbajtur premtimet që I bënë popullit kur erdhën në pushtet pasi vendi vuan nga niveli i lartë i papunësisë. Ndërkohë nëntë vjetori i Pavarësisë së Kosovës, përball shtetin më të ri të Europës me sfidën e heqes së vizave, aspiratën për hyrje në NATO dhe integrimin në BE. Krerët e e institucioneve kanë kryer sot homazhe në nder të dëshmorëve. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kryer homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, nga ku uroi në veçanti ish- Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinajt.
Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme, shpalli Kosovën Shtet i Pavarur dhe Sovran.Pas shpalljes së Pavarësisë, Kosova u njoh si shtet nga vendet më të fuqishme të botës, si SHBA, Britani e Madhe, Francë, Itali, Turqi, etj. Sot numri i shteteve që kanë njohur Kosovën është 113. Në mars të vitit 2011, Prishtina dhe Beogradi nisën bisedimet në Bruksel. Pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës u përmbyll më 10 shtator 2012, duke u parë si një mundësi e mirë për integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0021212100982666