INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova bëhet me ushtri, gati në nëntor

Kosova bëhet me ushtri, gati në nëntor

Publikuar më: 15:18 18-10-2018

Kuvendi i Kosovës ka votuar 3 projektligjet për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Projektligji u miratua me 96 vota pro.

Ky projektligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

Në Kuvend u votuan me 101 vota pro projektligji për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes si dhe me 98 vota pro projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndryshe nga mosmarrëveshjet e kohëve të fundit mes palëve politike, në këtë seancë të gjitha grupet parlamentare kanë votuar pro , me përjashtim të Listës serbe, e cila zgjodhi bojkotin.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një interviste për DW u shpreh se u shtria e Kosovës do të ngrihet me partnerët e Nato-s

Po ashtu edhe përfaqësues të institucioneve të vendit janë shprehur të bindur që për këtë proces kanë edhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës. Ata thonë se ky transformim do të përfundoj deri në nëntor të këtij viti.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217