Sipas website-it që mat medaljet e fituara nga popullsia e çdo vendi, Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të dominojnë në tryezë zyrtare të medaljeve olimpike por harta e numrit të medaljeve për frymë, tregon një histori krejt tjetër. Të dhënat matëse të medaljeve olimpike për frymë tregojnë vendet që janë në krye të botës.
Zelanda e Re, Australia dhe Kosova janë shtëpi-fuqitë e vërteta. Ndërkohë Kina dhe Shtetet e Bashkuara paraqiten pranë fundit të tabelës.
Kosova vihet në krye të listës , pasi Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë të artë olimpike.
Australia është e gjashta në tabelë me tetë medalje , do të thotë se ka fituar një medalje për çdo 2,972,646 Australian.
Fuqitë botërore si Shtetet e Bashkuara (vendi 29 ) dhe Kina ( vendi 41 ), kaluan në anën tjetër të spektrit. Britania e Madhe renditet e 31-a në listë .
Shtetet e Bashkuara , të cilat krenohen me ekipet e basketbollit ,janë numër një në tryezën zyrtare të Rio me 24 medalje.