INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova e Serbia nuk duan të ulen në një tryezë. Incident në Tiranë

Kosova e Serbia nuk duan të ulen në një tryezë. Incident në Tiranë

Publikuar më: 11:39 05-04-2019

Edhe pse dy palët përpiqen të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duket se ky është një mision shumë i vështirë. Tensionet mes tyre reflektohen edhe në konferenca. Këtë të premte, tensionet mes këtyre dy vendeve kanë zbarkuar në Tiranë.

Delegacioni serb nuk kanë pranuar të ulen në të njëjtën tryezë me homologë nga Kosova në një konferencë mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor. Kjo ka bërë që konferenca të shtyhet në një orarë të pacaktuar, ndërsa pritet të shihet kush do të ndërmjetësojë.

Konferenca Ministeriale për Rajonin dhe Ballkanin Perëndimor me titull "Aksioni Rajonal mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor", do të mbahej në orën 10:00 në Tiranë, me pjesëmarrje të ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, ministrit të Kosovës, ministrit serb, zv.ministrit të Malit të Zi, përfaqësues të lartë përgjegjës për mjedisin dhe klimën në rajon, si dhe donatorë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768