Edhe Kosova ka festuar sot 28 Nëntorin. 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, është festuar me aktivitete të ndryshme si koncerte dhe festivale. Dita e Flamurit është caktur ditë pushimi me vendim të veçantë të qeverisë së Kosovës. Kryeqyteti Prishtina dhe qytetet tjera janë mbushur plot me flamuj kuq e zi. Ndërkohë “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar” ka mbajtur një tubim në kufirin e Morinës. Ata bënë thirrje për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ndërsa u shprehën se një kërkesë për heqjen e kufirit do ua paraqesin dy qeverisë. Me thirrjet ;“ Të rrëzojmë murin e Berlinit të shqiptarëve. Pa bashkim të shqiptarëve nuk ka Evropë”-ka vijuar tubimi i lëvizjes. Ndërkohë mbledhja e dy qeverive ka bërë që mediat serbe dhe ruse të aludojnë për një bashkim të Shqipërisë. Portali informativ Rus Sputnikneës shkruan se burime të sigurta pranë qeverisë së Kosovës po mendojnë që brenda tre muajve të ardhshëm të organizojnë një referendum për një bashkim me Shqipërinë. Kjo do të ndodhë nëse bashkimi Europian nuk do të liberalizojë vizat për Kosovën .