Ishte lënë të nënkuptohej që më parë, por duket se tashmë ka marrë karakter zyrtar.
Dafina Zeqiri është bërë kryefjala e mediave online këtë mëngjes, pasi kënga e saj e re në bashkëpunim me Mixey, “Liri”, është financuar në kuadër të një projekti me qëllim lobimin për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kosovarët. Diçka e tillë nuk vjen si surprizë pasi edhe në fund të videoklipit është vënë logoja si dhe emrat e ministrive përkrahëse. Kënga e artistes bukuroshe, në të cilën ajo këndon për lirinë dhe mospasjen e kufijve, është përfshirë në fushatën “Wanderlust”, implementuar nga Këshilli Britanik në Prishtinë. Pasi hodhëm një sy rrotull, zbuluam se Wanderlust është një revistë britanike udhëtimesh, ku Kosova është e përfshirë dhe e përshkruar si destinacion. Dhe, gjykuar nga rezultatet, duket se interesi për të nuk mungon.