INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova lë pa gjum Vuçiç: Merkel dëshiron që gjërat të mbahen nën kontroll

Kosova lë pa gjum Vuçiç: Merkel dëshiron që gjërat të mbahen nën kontroll

Publikuar më: 17:10 13-04-2018

Një zgjidhje e përhershme me Kosovën kërkon marrëveshje nga Gjermania, Franca, BE, SHBA, Turqia dhe Rusia. Kështu deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç të premeten pas takimit me kancelaren gjermane Merkel. "Jemi gati për një kompromis, i thashë edhe zonjës Merkel, por për këtë, duhen dy palë", tha Vuçiç. Ai shtoi se në të kaluarën ishte më e lehtë për serbët dhe shqiptarët të flisnin vetëm për vetëm. I pyetur nga një gazetarët rreth "çmimit që Serbia është e gatshme të paguajë kur është fjala për Kosovën," Vuçiç tha se "nuk e di se çfarë do të thotë kjo". Stabiliteti nuk ka një çmim, vazhdoi ai, ndërkohë që "konflikti ushtarak do t'i kthejë gjithçka mbrapa 100 viteve dhe më shumë. Nuk dua që një president i ardhshëm të kërkohet njëlloj për Kosovën në Berlin edhe pas 30 vjetësh. Ne po përpiqemi të zgjidhim diçka, por kjo nuk varet vetëm prej nesh, por edhe nga faktorë të tjerë"-u shpreh Vuçiç. Kreu i shtetit serb deklaroi se "nuk hëngri asgjë" gjatë drekës së tyre sot në Berlin , dhe se nuk ka fjetur për disa netë për shkak të Kosovës. Presidenti tha se nuk do të zbulonte "çfarë foli me zonjën Merkel". "Unë mund të them atë që kam thënë, kam analizuar marrëveshjen e Brukselit, pikë për pikë." Zonja Merkel i di të gjitha këto .Pjesa e parë e gjashtë marrëveshjeve janë zbatuar pas kësaj, asgjë "tha ai, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2013 të arritur gjatë dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuar nga BE. Vuçiç pastaj shtoi se kancelarja gjermane "dëshiron që gjërat të mbahen nën kontroll". "Unë do të them se ajo më tha se ka besim mes nesh dhe i thashë se besimi im në të është i pakufizuar", tha Vuçiç dhe vuri në dukje se "toni i saj ishte dukshëm ndryshe nga i vitit 2011 ndërsa shtoi se Merkel e respekton shumë Serbinë dhe se këtë ja ka bërë të qartë gjatë bisedës. “Merkel e di se çfarë do të thotë Kosova për Serbinë dhe gjithashtu e kupton pozitën tonë dhe një zgjidhje po kërkohet në përputhje me këtë. I pyetur për mesazhin e tij për qytetarët e Serbisë, Vuçiç tha: "Nuk do të jetë e lehtë marrëveshja me Kosovën, gjithçka tjetër po shkon në drejtimin e duhur. Nuk i gënjej njerëzit në Serbi, dhe kurrë nuk kam për ta bërë. Nuk do të ketë zgjidhje të mirë për Kosovën, por një kompromis do të thotë që të gjithë mebtemi paksa të pakënaqur "-deklaroi Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605