INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova me mbi 1 miliard euro borxh

Kosova me mbi 1 miliard euro borxh

Publikuar më: 15:37 24-02-2018

Borxhi publik i Kosovës ka arritur shifrën e përgjithshme mbi një miliard euro. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, borxhi publik në vitin 2016, ishte 852.7 milionë euro ose 13.9 përqind më i lartë se në vitin 2015-të. Por përkundër rritjes, ky nivel i borxhit e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, ka thënë për KosovaPress se borxhi është rritur gradualisht për dhjetë viteve e fundit. “Kosova ka borxhin më të vogël publik, është një borxh i cili në qoftë se e masim gjatë dhjetë viteve që nga dita e shpalljes së pavarësisë deri më sot është një borxh që është rrit gradualisht, i cili e kap vlerën e 998 milionë euro, ose kthyer në përqindje kap 15.6 % të GDP-së, që është një borxh që ende është i ulët krahasuar me normën të cilën e parasheh ligji“, tha Rafuna. Sipas tij, ligji për borxhin publik e parasheh që ky borxh mund të shkojë deri në 40 % të Bruto Produktit Vendor, ndërsa thotë se borxhi është i trashëguar nga viti 2008-të. Ai ka shtuar se nëse ky borxh menaxhohet mirë nuk paraqet ndonjë rrezik.

Article Logic
Execution time: 0.0014839172363281