INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova merr lajmin e shumëpritur në Bruksel

Kosova merr lajmin e shumëpritur në Bruksel

Publikuar më: 16:13 18-07-2018

Komisioni Evropian rekomandon heqjen e vizave për Kosovën. Lajmi është bërë me dije nga Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili gjatë një konference të përbashkët me Presidentin Thaçi, nënvizoi se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret që do të çonin drejt heqjes së regjimit të vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës. Avramopoulos gjatë fjalës së tij nënvizoi se Kosova ka dëshmuar gatishmëri për këtë proces duke plotësuar dy kriteret e fundit që ishin kalimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e zi, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sa i përket një date konkrete, Komisioneri u shpreh se liberaliziimi i vizave pritet të ndodh përpara fundit të këtij viti.
“ Kalimi i marrëveshjes së demarkacionit ishte një hap i rëndësishëm, jam i vetëdijshëm për vështirësitë e këtij procesi, por ajo u arrit. Kosova ka treguar sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në bazë të kësaj pune raporti për liberalizim të vizave është pozitiv dhe tani është në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit”
Ndërsa Presidenti Thaci u shpreh se sot ka nisur shembja e izolimit të Evropës duke nënvizuar se liberalizimi i vizave do të përmbyllet në fund të vitit. Sa i përket raporteve me Serbinë , kreu i Shtetit nënvizoi se nuk është aspak një proces i lehtë.
“Jam i lumtur që jemi bashë në këtë ditë të rëndësishme , vendimi sot për të shpallur liberalizimin e e vizave është ndër lajmet më të mira që kanë pritur qytetarët Kosovës. Jam i bindur që së shpejti do të vijmë tek momenti që shqiptarët e Kosovës në fund të vitit do të udhëtojnë pa viza. Sot ka nisur shembja e murit të fundit të izolimit të shoqërisë evropiane. Uroj të përfundoj izolimi i Kosovës”
Gjatë kësaj të mërkure, në takimin me përfaqësuen e Jashtme të BE-së Mogherini, Presidenti Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i dhanë fund një raundi bisedimesh në një përpjekje të re për të siguruar një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja palëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385