INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova mund të pranohet sot si anëtare e FIFA-s

Kosova mund të pranohet sot si anëtare e FIFA-s

Publikuar më: 11:12 13-05-2016

Do të jetë dita e fitores së fundit. Kosova zhvillon sot betejën finale për një vend në bashkësinë botërore të futbollit. Në qytetin e Meksikos, nis sot pasdite Kongresi i 66-të i FIFA-s, që pritet të pranojë kërkesën kosovare për anëtarësim.

Kjo, dhjetë ditë pas suksesit të vështirë dhe historik në Kongresin e FIFA-s. Në Meksikë ndodhet edhe delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, i kryesuar nga presidenti Fadil Vokrri. Kreu I Federatës theksoi përpara nisjes së Kongresit se anëtarësimi në FIFA do të jetë më i lehtë sesa në UEFA, tashmë që shtegu u hap.

Në rast pranimi, ekipi përfaqësues I Kosovës me shumë gjasa do të marrë pjesë në eleminatoret e kampionatit botëror që zhvillohet në Rusi në 2018, ashtu siç kërkoi Këshilli Drejtues I FIFA-s pak ditë më parë.

E hapur besohet se do të mbetet vetëm çështje e futbollistëve që do të kenë të drejtë të luajnë për ekipin e shtetit më të ri në Europë. Për të tillë si Shaqiri apo Xhaka do të merret një vendim nga Komisioni I Statuteve në FIFA, mendohet pas Europianit.

Article Logic
Execution time: 0.0060760974884033