Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur një delegacion të Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, me përbërje të artisteve më me zë në vendin tonë. Thaçi i i ka falënderuar përfaqësueset e delegacionit për vizitën në Kosovë dhe u ka shprehur mirënjohje për të arriturat secilës anëtare në fushat përkatëse.
“Ky fondacion tregon më së miri për marrëdhëniet e lira kulturore që sot mund të zhvillohen në mbarë hapësirat e banuara me shqiptarë”, ka thënë Thaçi.
Në fund të takmit ai ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave aktoret Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa, si edhe kryetarja e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, Zenepe Luka, për kontributin e tyre në art dhe kulture.