INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova në 8-vjetorin e pavarësisë me festë dhe protestë

Kosova në 8-vjetorin e pavarësisë me festë dhe protestë

Publikuar më: 08:56 17-02-2016

Kosova feston sot tetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë, veç festimeve priten dhe protesta nga opozita.

Tetë vjetori i pavarësisë do të shënohet me aktivitete të ndryshme, duke filluar nga parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe njësive të Policisë së Kosovës.

Parakalimi në shesh do të shoqërohet edhe me aktivitete të tjera kulturore në shesh si dhe nga banda muzikore e FSK-së.

Po ashtu, në të njëjtën kohë, në orën 10:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, hap ekspozitën e librit “Kosova në Udhën e Pavarësisë”.

Duke filluar nga ora 11:00 do bëhen homazhe para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, ndërkohë që vetëm një orë më pas, do bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.

Në orën 20:00 Baleti Kombëtar i Kosovës në Teatrin Kombëtar shfaq Baletin “Dasma” me regji e koreografi të Mehmet Ballkan.

Për tetë vjet shtet, Kosova ka arritur të sigurojë 111 njohje (sipas shifrave zyrtare në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme).

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, mbi bazën e dokumentit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, i njohur si Plani i presidentit Marti Ahtisaari. Ky dokument, u bë më pas bazë e Kushtetutës së Kosovës e cila e përcakton atë si një shtet të pavarur, sovran por edhe shumë etnik.

Article Logic
Execution time: 0.0025210380554199