INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova në botërorin Rusia 2018? UEFA: Vendimi brenda 10 ditësh

Kosova në botërorin Rusia 2018? UEFA: Vendimi brenda 10 ditësh

Publikuar më: 14:10 18-05-2016

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka sqaruar se vendimin rreth pjesëmarrjes së Kosovës në botërorin e futbollit do të merret brenda dhjetë ditëve.

E gjithë kjo pasi sipas sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodorakis, Kosova është rast specifik dhe me disa kombëtare nuk mund të luaj për shkak të konflikteve.

Ai mori shembullin nëse Kosova do takohet me Serbinë, ashtu siç nuk luajnë mes tyre Spanja dhe Gjibraltari.

“Për dhjetë ditë do të marrim një vendim. Do të krijohet një task forcë e cila do të vendosë se me kë mund të luajë Kosova dhe cilat janë skuadra të rrezikut të lartë. Të njëjtin rast e kemi mes Gjiblraltarit dhe Spanjës. Ne duhet të studiojmë fizibiletin dhe të sqarojmë se me cilat ekipe do të mund të luajë fillimisht Kosova”, ka thënë Theodore Theodorakis.

Vlen të theksohet se Grigory Surkis, njëri prej zëvendëspresidentëve të UEFA-s, ka konfirmuar se nëse Kosova dhe Gjibraltari marrin pjesë në këto kualifikime, atëherë Rusia nuk do të zhvillojë ndeshjet miqësore.

Kujtojmë se në Grupin H gjenden Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Estonia e Qipro, kurse në atë I janë Kroacia, Ukraina, Islanda, Turqia e Finlanda.

Sipas të gjitha gjasave, Kosova pritet të jetë në grupin I, pasi këtu gjendet vetëm shteti ukrainas që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës ndryshe nga grupi H, ku gjenden Bosnja-Hercegovina, Greqia dhe Qipro.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389