INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova në ditë zie, stadiumi Prishtinës do të mbajë emrin “Fadil Vokrri”

Kosova në ditë zie, stadiumi Prishtinës do të mbajë emrin “Fadil Vokrri”

Publikuar më: 15:02 09-06-2018

Pas vdekjes së papritur së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka nisur të qarkullojë ideja që stadiumi i Prishtinës të mbajë emrin e tij.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke kujtuar Vokrrin ka thënë se stadiumi i qytetit do ta mbajë emrin e tij.

“Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhes së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë.

Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri”, ka shkruar ai.

Ndërsa presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë, në nderim të Fadil Vokrrit.

‘Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, me vendim të presidentit Thaçi, nesër flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit’ bën me dije kreu i Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.001349925994873