INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova në ‘luftë’ për talentin e Bayern Munchen, por 17-vjeçari ka pasaportë shqiptare

Kosova në ‘luftë’ për talentin e Bayern Munchen, por 17-vjeçari ka pasaportë shqiptare

Publikuar më: 13:59 20-04-2017

Quhet Progon Maloku, luan si qendër sulmues dhe sulmues krahu, është 17 vjeç dhe mban shiritin e kapitenit te Bayern Munchen U-17.

Mediat në Gjermani e cilësojnë si një talent absolut, shqiptarin nga Kosova, i cili tashmë ka futur në ‘sherr’ dy kombëtare për të marrë shërbimet e tij. Bëhet fjalë pikërisht për një konkurrencë mes përfaqësueses së Gjermanisë dhe Kosovës për të bindur Progon Malokun.

Gjithsesi, 17-vjeçari i talentuar i Bayern Munchen U-17 ka pasaportë shqiptare, ndërsa ende nuk e ka shprehur dëshirën e tij se me cilën përfaqëusese do të luajë në të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779