INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova në prag të vizitës së Vuçiç. Daçiç: Krerët e Kosovës janë hipokrit

Kosova në prag të vizitës së Vuçiç. Daçiç: Krerët e Kosovës janë hipokrit

Publikuar më: 16:00 06-09-2018

Një ditë para takimit të dy presidentëve Thaçi e Vuçiç në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk kanë munguar reagimet. Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të organizojnë një protestë të përbashkët duke mos lejuar pazaret sipas tyre që po bëhen nga Thaçi me kufirin e Kosovës.
‘’Ne nuk mund të lejojmë pazare me sovranitetin, territorin dhe kufijtë e Kosovës. Aventura personale e Presidentit të Kosovës është e papranueshme. Ai po i mashtron si qytetarët e Kosovës ashtu edhe ata të Kosovës Lindore. Prandaj, ai duhet të largohet. Qeveria e pakicës po e bojkoton Kuvendin e Republikës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duhet të dorëhiqet. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare’’ thuhet në njoftimin e VV.
Vetë Thaçci pas përfundimit të konferencës me ambasadorët ka thënë se: ‘’Përfundimi i dialogut me Serbinë do t’i hapë rrugë edhe një faze të re të diplomacisë sonë’’.

Ndërkohë Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç i pyetur nëse do të ketë ndonjë ndryshim në dialogun me Serbinë ai u shpreh se sipas tij krerët e Kosovës janë hipokrit, dhe se vetëm po vendosin pengesa duke mos ditur se çfarë zgjidhje do të afrohet për të dyjat palët. Prishtina sipas tij është një pengese në zgjidhjen e situatës. Madje ai ka thënë se nuk pret asgjë nga takimi i nesërm.
‘’Nga ana e jonë, gjithmonë menduam se Beogradi dhe Prishtina duhet të zgjedhin këtë çështje. Pala kosovare gjithmonë është bazuar në fuqinë perëndimore. Qëndrimet e Serbisë dhe SHBA-së është se duhet të lëvizim përpara për të gjetur një kompromis për çështjen e kufijve” ka thënë Daçiç.

 Vuçiç të shtunën do të vizitojë Kosovën, madje më herët ka thënë se do të mbajë fjalimin më të fortë në gjithë karrierën e tij. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se Beogradi i ka kuptuar si kërcënim mesazhet që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka dërguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç pasi mund t’i ndalohet hyrja e tij në Kosovë. Por, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi sot se ka dhënë leje që Presidenti i Serbisë, të vijë në Kosovë gjatë kësaj fundjave.

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617