INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova në zgjedhje, qytetarët drejt kutive të votimit

Kosova në zgjedhje, qytetarët drejt kutive të votimit

Publikuar më: 09:27 11-06-2017

Kosova voton sot për zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen para kohe. Në këto zgjedhje prej të cilave do të dalë qeveria e re, kanë të drejtë vote 1 milion e 872 mijë qytetarë.

Qendrat e votimit u hapën në ora 07.00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19.00 të mbrëmjes, ndërkohë që për Kryeministër garojnë tre kandidat, Albin Kurti i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK dhe Avdullah Hoti i LDK-AKR-Alternativa.

Në zgjedhjet e ditës së sotme garojnë pesë koalicione, 19 parti politike si dhe dy iniciativa qytetare. Nga këto zgjedhje do të dalin 120 deputetë, ndërkohë që për mbarëvajtjen e procesit, janë angazhuar 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore dhe ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334