INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova në zgjedhje të parakohshme, Haradinaj nuk heq dorë nga kërkesat e tij…

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Haradinaj nuk heq dorë nga kërkesat e tij…

Publikuar më: 13:42 22-07-2019

Pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj mediat në Prishtinë shkruajnë se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në datën 8 shtator.

Sipas të përditshmeve , teksa në vend kanë nisur edhe lëvizjet politike e duke u bazuar në interpretimet ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë.

Edhe kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj në një intervistë për Radio Europa e Lirë përsërit kërkesën e tij që zgjedhjet të zhvillohen brenda dy muajsh.

"E para që është shumë me rëndësi – si qeveri në dorëheqje, nuk duhet të lejojmë vakuum, nuk duhet të lejojmë çfarëdo parregullsie, qoftë të qeverisjes, qoftë ligjore, ose jostabilitet. Unë tash po i finalizoj letrat formale për presidentin dhe për kryeparlamentarin. Do të ishte me rëndësi që në afatet kohore – diku rreth dy muaj – të ndodhin zgjedhjet" u shpreh Haradinaj.

Edhe njëherë Haradinaj përsërit se me Beogradin duhet të ketë dialog pa kushte duke këmbëngulur që edhe taksa ndaj mallrave serbe të mos hiqet deri në njohjen e shteteit të Kosovës.
sink

"Të jemi bashkë edhe te mosndarja e Kosovës, të mos lejojmë një “Dodik Republikë“ në Kosovë dhe të mos e japim tregun pa njohje.Pra, të mos e japim (heqim) taksën pa njohje. Këto janë qëndrimet për të cilat unë pres respekt." nënvizoi ish-kryeministri.

Javës që vjen Harandinaj pritet të shkojë në Gjykatën e Hagës ku është thirrur për të dëshmuar për krimet e luftës, cka u bë shkak që për të dytën herë ish kreu i UCK të jap dorëheqjen nga posti i shefit të qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771