INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova nuk është Serbi, Bregu flet nga Beogradi

Kosova nuk është Serbi, Bregu flet nga Beogradi

Publikuar më: 12:53 18-01-2017

Ish-Ministrja e Integrimit dhe deputetja e PD, Majlinda Bregu ka folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Nga Beogradi, ku mori pjesë në konferencën “BE dhe Ballkani Perëndimor pas Brexit”, ajo është shprehur se Kosova nuk është as Serbi dhe as Shqipëri dhe se kufijtë ndryshohen vetëm me luftë.
Bregu shprehet se muri, treni dhe urdhër arresti për Haradinaj nuk janë në frymën e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
Majlinda Bregu:
“Kosova nuk është Serbi, Kosova nuk është Shqipëri, por Kosova është Republika e Kosovës që nga viti 2008. Ka një gardh, një tren dhe një urdhër arresti që nuk janë në frymën e dialogut Beograd-Prishtinë dhe që po vënë në rrezik arritjen historike të Ballkanit Perëndimor. Konflikti, frika, kërcënimi dhe provokimi janë në rrezik për të ardhmen e Bashkimit Europian dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ballkani nuk mund të jetojë me skemat e konflikteve se këto të lënë peng të të shkuarës dhe jo të së ardhmes. I vetmi gardh që ne duhet të kemi është zbatimi i ligjit. Nëse duam peshë si rajon, duhet të jemi bashkëpunues dhe jo luftëtarë. Kufijtë ndërrohen vetëm me luftë jo me peqe, lufta nuk është kurrë zgjidhje. Ky Ballkan jeton sot nën kërcënimin e sigurisë, gjendjes ekonomike, radikalizmit islamik. Nuk mund të shtojmë edhe kërcënimin e të shkuarës”.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486