Edhe pse është ende herët UEFA, organizatorja e kampionatit europian EURO 2020 ka nxjerrë disa njoftime për ndeshjet me rrezik të lartë që duhet medoemos të evitohen.
Qeveria e futbollit evropian ka vlerësuar se kombëtarja e Kosovës nuk mund të përballet me Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën për shkak të zhvillimeve politike dhe rreziqeve që tejkalojnë kufijtë e sportit.