INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova nuk njeh pasaportën serbe, reagon kryeministrja Brnabiç: Një 'thuajse' shtet…

Kosova nuk njeh pasaportën serbe, reagon kryeministrja Brnabiç: Një 'thuajse' shtet…

Publikuar më: 12:18 08-08-2019

Ndonëse palët ndërkombëtare bëjnë thirrje që Kosova dhe Serbia të gjejnë gjuhën e dialogut, raportet mes tyre vijojnë të jenë të tensionuara.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se institucionet kanë vendosur masë reciproke ndaj Beogradit duke mos njohur pasaportën serbe.Hyrja dhe dalja nga shteti i Serbisë në Kosovë dhe anasjelltas realizohet vetëm me letërnjoftim, kanë thënë zyrtarë të

Qeverisë në largim pas paraqitjes se shqetësimeve të disa qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, se policia kufitare nuk po lejon qarkullimin me pasaportat serbe.Sipas tyre shkruan REL kjo është e bazuar në marrëveshjet e arritura në Bruksel për lëvizje të lirë të arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit në korrik të vitit 2011.

Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, konfirmon që gjatë qarkullimit mund të përdoret vetëm letërnjoftimi, por që nuk mohon faktin se ka pasur përpjekje që të kalohet edhe më pasaporte serbe, që lëshohen nga Drejtoria Koordinuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Për këtë çështje ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e cila është shprehur se ndalesa e hyrjes me pasaporta serbe, është treguesi më i mirë se në këtë “kuazi-shtet” nuk dihet “kush pi e kush paguan”.

Ajo theksoi se e gjitha kjo tregon se sa e pasigurt është situata në Kosovë.

Article Logic
Execution time: 0.0028328895568848