INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova përplas në Beograd Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç [FOTO]

Kosova përplas në Beograd Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç [FOTO]

Publikuar më: 09:52 13-10-2016

Në Samitin e Beogradit për Sigurinë, Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç debatuan për Kosovën dhe Trepçën.
Ishte shefi i qeverisë Serbe ai që u ankua se Bashkimi Evropian po bënte shumë presion për Kosovën, edhe pse ai është i bindur se kjo e fundit është fajtore.
Aleksandër Vuçiç
“Serbia ka probleme me integritetin territorial dhe ky problem trajtohet ndryshe nga BE-ja dhe nga ne. Por, njerëzit duhet të dinë se kemi pasur mbështetje nga BE-ja kur kemi pasur përmbytje dhe kemi mijëra projekte në Serbi që mbështeten nga BE-ja. Kam argumenta për të thënë se pala tjetër është fajtore, por nuk do t’i them. Unë them që me pasion do të vazhdojmë dialogun sepse është parakusht për zhvillimin ekonomik të një rajoni të tërë. E di që ka shumë njerëz në Serbi që nuk e kuptojnë atë që po them tani, që do të thonë se jam mik i shqiptarëve, por them që nuk do të jetë e lehtë për të gjetur më shumë kompromise”.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ishte i qartë dhe i prerë për kërtë çështje, e cila në fakt ka ndezur debatin mes dy homologëve.
Edi Rama:
“Për Kosovën nuk biem dakord fare. Unë them se sa më shpejt Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë për të gjithë. Por, ka një proces që unë e mbështes: dialogu Prishtinë-Beograd. E përgëzoj përpjekjen e Aleksandar Vuçiç për të parë në të ardhmen, por nuk duhet të harrojmë se kur bëjmë dialog nuk flasim për historinë apo për patriarkun, por për popullin”.
Por ajoq ë nervozoj edhe më shumë kryeministrin Serb ishte qëndirmi i Edi Ramës mbi çështjen e Trepçës.
Edi Rama:
“Trepça është një minierë në Kosovë dhe ju çfarë bëni? E transportoni në Beograd? Ajo minierë i përket qytetarëve të Kosovës. Kjo ka të bëjë me ekonominë”.
Vuçiç ia ktheu duke thënë se në momentin që pa prezencë të madhe të medias kosovare, e dinte që “Edi do të bënte një politikë ditore”.
Aleksandër Vuçiç:
“Është politikan më i mirë se unë. Unë nuk thashë asgjë të keqe për homologët tanë nga Prishtina. Por, do të shpjegoj diçka: për Trepçën them se di më shumë se Edi. Nëse thotë se është çështje ekonomie, Prishtina bëri lëvizje të keqe për zhvillimin e saj. Nuk folën fare me serbët atje, por vazhduan procedurat dhe i shmangën ata. Jam i frustruar pasi kjo çështje na del këtu nga hiçi”.

Article Logic
Execution time: 0.0022609233856201