E pabesueshme, por e vërtetë. Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka rënë në të njëjtin grup me përfaqësuesen e Serbisë U-19. Ishte vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që Kosova dhe Serbia të mos takohen në ndeshje kualifikuese, Përfaqësuesja e Kosovës U-19, do të luante që në debutim me Serbinë U-19. Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës për “EURO 2019”, bëri që Kosova dhe Serbia të bien në grupin 6 me Austri, Izrael dhe Lituanin. Kosova nuk ka të drejtë të jetë në grup me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Ndërsa kombëtaren Shqipëtare e U-19, që tashmë do të drejtohet nga Erjon Bogdani, shorti eliminatoreve të Europianit e ka vendosur në grupin e 12-të. Kundërshtarë të Shqipërisë në këtë grup do të jenë Ukraina, Mali i Zi dhe Norvegjia. Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga data 4 deri më 10 tetor të vitit të ardhshëm.