INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova, së shpejti marrëveshje me Brukselin, për sistemin drejtësisë në veri të Mitrovicës

Kosova, së shpejti marrëveshje me Brukselin, për sistemin drejtësisë në veri të Mitrovicës

Publikuar më: 12:05 30-11-2016

Ministrja për Dialog dhe kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka deklaruar se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja në Bruksel për vendosjen e sistemit të drejtësisë së Kosovës edhe në veri të Mitrovicës.

“Jemi shumë afër përcaktimit të datës finale për vendosjen e sistemit unitar të drejtësisë edhe në pjesën veriore të shtetit tonë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo, teksa komentoi rreth bisedimeve të djeshme në Bruksel.

Ministrja u shpreh se “zbatimi i marrëveshjes për drejtësi mundëson krijimin e sistemit unik të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.  Një gjykatë themelore dhe një zyrë prokuroriale do të fillojnë së shpejti funksionimin në rajonin e Mitrovicës.  Në këtë rajon përfshihen shtatë komuna ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat të Republikës së Kosovës. Sipas kryenegorciatores Tahiri Kosova ka përmbyllur me sukses procesin e rekrutimit të stafit gjyqësor dhe prokuorial sipas ligjeve të Kosovës. Ndër të tjera ajo deklaroi se nuk do të ketë më struktura paralele të drejtësisë në sistemin e Kosovës. “Këto struktura paralele de facto kanë ndaluar operimin në fund të 2013, ndërsa de jure shpërbërja e tyre do të ndodh në momentin kur Serbia shfuqizon kontratat e punës dhe ndal pagat për këtë staf që më parë ka punuar në këto ish struktura paralele. Pas këtij veprimi, nis menjëherë fillimi i punës së sistemit të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit”-tha Tahiri. 

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625