Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-se Federica Mogherinin ka thënë se ka një lajm shumë të mirë për qytetarët e Kosovës. Kreu i Kuvendit është deklaruar optimist për raportin e KE-së për vizat, duke thënë se Komisioneri Avramopoulos do të jap sot lajmin pozitiv për vizat.
“Sot do të jetë një lajm shumë i mirë për qytetarët. Avramapolus do të jap lajmin pozitiv për vizat në ora 11 e 30, ku rekomandimi do të jetë pozitiv. Është hap i parë, është historik. Ne ishim bashkërisht me Mogherinin për të treguar përkushtimin tonë për dialog dhe se jemi unik. Presim njohje nga Serbia, jemi në konsultime për paqe. Nga dialogu presim që Kosova të sigurojë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Veseli.