INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova tarifë edhe për brendet e huaja që prodhohen në Serbi dhe Bosnje

Kosova tarifë edhe për brendet e huaja që prodhohen në Serbi dhe Bosnje

Publikuar më: 14:36 28-12-2018

Qeveria e Kosovës jo vetëm që nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ka vendimi për tarifën doganore në masën 100 për qind, por ajo ka vendosur që brenda listës të përfshihen edhe brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje. Kur Këshilli i Ministrave mori vendimin për të rritur tarifën në masën 100 për qind për produktet më origjinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, lejoi që për nëntë brende ndërkombëtare të mos të zbatohej kjo taksë doganore. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Qeverisë së Kosovës, Endrit Shala deklaroi për mediet se tashmë asnjë produkt që vjen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nuk do të përjashtohet nga tarifa prej 100 për qind. Ky vendim për brendet ndërkombëtare të prodhuara në Serbi dhe Bosnje do të vihet në zbatim nga data 21 janar. Sipas ministrit Shala vendosja e tarifës edhe për brendet ndërkombëtare, nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet me vendet prej nga janë këto brende. Ai ka theksuar se ka biseduar me përfaqësuesit e këtyre kompanive dhe ato tashmë kanë filluar që ta furnizojnë me brendet e veta tregun në Kosovë përmes vendeve të tjera dhe jo nga Serbia. Ndërkohë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk ka asnjë zgjidhje në horizont që mund të çojë drejt dialogut me Kosovën përsa kohë që qeveria e Prishtinës nuk tërheq taksën doganore. Vuçiç tha gjithashtu se Serbia shpesh "po bie në kurthin e grindjeve të rreme që po ndodhin në Prishtinë" ndërsa shtoi se Serbia do të ndihmojë njerëzit e tij në Kosovë të prekur nga masat tregtare.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875