INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kosovarët braktisin Shqipërinë! Ja pse...[VIDEO]

Publikuar më: 09:59 24-10-2017

Shqipëria në 9 muajt e parë të viti është vizituar nga 4.2 milion turistë, 5.7% më shumë se një vit më parë. Por nga të dhënat e fundit të INSTAT vërehet se ata më patriotët kosovarët kanë qënë më të paktë në numër se vite më parë. Shpesh herë ata janë ankuar në lidhje me çmimet, pasi ndryshe nga të tjerët për ta pronarët e hoteleve apo dhe shtëpive të pushimit me qera rrisnin çmimet, të cilat as që nuk përputheshin me cilësinë e shërbimit.
Gjithësesi në total 1.5 milionë shtetas nga Kosova hynë në Shqipëri për periudhën janar-shtator.
Po largimi i tyre është balancuar nga rritja e pushuesve nga shtetet e tjera, ku vendin e dytë pas Kosovës për numër hyrjesh në kufi e zënë maqedonasi me 510 mijë pushues ose me 12% të totalit të hyrjeve të të huajve. Më pas renditen shtetasit nga Greqia, me 351 mijë e të tretë me 104 mijë  ishin polakët. Ka rënë në sy se edhe shtetas italianë ka patur më shumë këtë vit, me një rritje prej 47% ose 94 mijë. Po kështu dhe pushes nga Mali i Zi dhe Anglia u rritën përkatësisht me 16% dhe 36%.
Për 9 mujorin, rreth 50% e shtetasve kanë hyrë për qëllime pushimi, të tjerët për aktivietet të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725