INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosovari ndalohet në Morinë, kërkohej nga policia turke

Kosovari ndalohet në Morinë, kërkohej nga policia turke

Publikuar më: 13:08 17-08-2017

Një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga polica turke është ndaluar nga policia kufitare në Morinë.

“Ahmet Fetahi është kapur gjatë paradites së sotme pasi gjatë regjistrimit në sistem rezultoj të jetë shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Anakara,”- raportoi sot policia e Kukësit. 42-vjeçari, i cili është banues në Prishtinë, do të ekstradohet në Turqi.

Ai është dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Tribunalit të Korrektimit De GOCUK, Turqi për veprën penale të “Falsifikim të dokumenteve zyrtare”.

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891