INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kosovë, dështon sërish seanca. Nuk zgjidhet kryeparlamentari, edhe Veseli tërhiqet [VIDEO]

Publikuar më: 16:31 04-08-2017

Mungesa e deputetëve të koalicionit PAN ka bërë që edhe përpjekja e dytë për zgjedhjen e kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të dështojë. Seanca parlamentare ishte paralajmëruar për në orën 10:00, por bojkoti i deputetëve të PDK-se, AAK-së dhe Nismës detyroi kryesuesin e seancës Adem Mikullovci të njoftonte shtyrjen e saj në mungesë të kuorumit.  Vendimi u mor pas konsultimeve të Mikullovcit me dy shefat e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së. Kryesuesi i seancës organizoi një takim në orën 12:00 me të gjithë krerët e grupeve parlamentare për të gjetur një zgjidhje por palët duket se nuk kanë rënë dakord. Koalicioni PAN kërkon që vazhdimi i seancës të bëhet ditën e mërkurë ndërkohë që kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA-në, Avdullah Hoti tha se ky grupim politik pret që kryesuesi në bazë të kompetencave të tij të caktoj seancën e radhës. Sipas tij kërkesa e PAN që të votohet kuvendi bashkë me qeverinë, nuk ka asnjë normë etike. Duket se koalicioni PAN po kërkon të fitoj kohë për të krijuar numrat e duhur në mënyrë që të votohet qeveria e re. Zërat se kandidatura e vetme e PAN për kryetar të Kuvendit do të ishte Kadri Vesli shkaktuan jo pak reagime nga deputetët e forcave të tjera. Gjë që detyroi këtë të fundit të deklaroj publikisht se nuk do të jetë kandidat për postin e kryetarit të Kuvendit.

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061