INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosovë-Kroaci në ‘Loro Boriçi’, Presidenti Thaçi,me Edi Ramën do të përkrahim Kosovën

Kosovë-Kroaci në ‘Loro Boriçi’, Presidenti Thaçi,me Edi Ramën do të përkrahim Kosovën

Publikuar më: 12:16 05-10-2016

Nesër Kosova do të luajë kundër Kroacisë në stadiumin ‘Loro Boriçi’, sfidë e rëndësishme kjo për ekipin kosovar. Në të njëjtën kohë, edhe Shqipëria do të zhvillojë ndeshje përballë Lihtenshtajnit.

Por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mesa duket ka vendosur që të shikojë sfidën Kosovë-Kroaci. Këtë e ka konfirmuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për ‘Shekulli’.

“Unë do të jem në stadiumin e Shkodrës në ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës me atë të Kroacisë dhe ftoj të gjithë dashamirësit e futbollit të Republikës së Shqipërisë që të japin maksimumin e përkrahjes për vëllezërit e tyre përtej kufirit në këtë ndeshje të vështirë për ne”, tha fillimisht Thaçi.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se fitoret e ekipit të Kosovës kanë rëndësi të veçantë për ne, sepse promovojnë shtetin tonë të ri, forcojnë pozicionin tonë ndërkombëtar. Prandaj jam shumë i gëzuar, që për të dhënë këtë mesazh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur që të vijë në stadiumin ‘Loro Boriçi’ për të mbështetur përfaqësuesen e Kosovës”, shtoi numri 1 i Kosovës.

Kujtojmë se në stadiumin ‘Loro Boriçi’ për ta mbështetur Kosovën do të jetë i pranishëm edhe kryeministri kosovar, Isa Mustafa.

Article Logic
Execution time: 0.0039432048797607