INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosovë-Mali i Zi arrijnë marrëveshje për Demarkacionin

Kosovë-Mali i Zi arrijnë marrëveshje për Demarkacionin

Publikuar më: 11:27 16-02-2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi, një nga kërkesat e vazhdueshme edhe nga Bashkimi Evropian.

“Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç në formën e aneks-marrëveshjes si instrument

ligjor obligativ ndërkombëtar i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë.

Në një komunikatë për mediat edhe Presidenti Thaci tha se në këtë 10 vjetor të Pavarsisë, Kosova po shënon një progres të rëndësishëm.

‘Në 48 orët e fundit dhe përpjekjet tona për 2 vitee gjysmë unë si president i Kosovës dhe presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç nxorëm një deklaratë të përbashkët që të inkurajojmë Kuvendin e Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit’ u shpreh Thaçi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034911632537842