INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kosovë, protesta për Demarkacionin para Kuvendit [VIDEO]

Publikuar më: 12:39 01-09-2016

Kuvendi i Kosovës po diskuton sot në një seancë plenare, Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, i kundërshtuar nga opozita. Ky projektligj është miratuar njëzëri në 4 gusht nga qeveria e Kosovës, qe dje ka zhvilluar mbledhjen e 107-të, të 39-tën këtë vit.

Në kundërshtim të ratifikimit të demarkaciont, subjekti më i madh opozitar kosovar, Lëvizja Vetëvendosje, ka ftuar protestë para Kuvendit të Kosovës, me fillim në orën 11:00 sot në ditën e seancës plenare. Aktivistë të VV-së, u mblodhen në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë e më pas u transferuan në sheshin “Adem Jashari”. Një numër i madh i forcave të Policisë të Kosovës kanë bllokuar shumicën e rrugëve në kryeqytet, duke ‘blinduar’ kështu Prishtinën. Me pankarta në duar, “Demarkacion PO, Koncensione JO”, “Nuk falim toka” etj protestuesit brohorasin njëzëri, madje disa prej tyre nuk kanë nguruar të quajnë ‘kriminelë’ qeveritarët.

Arrestohen dy deputete të Vetëvendosjes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi nuk është lejuar të hyjë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa më pas është shoqëruar për në polici. Sipas mediave kosovare, mësohet se ligjvënëses gjatë kontrollit i është gjetur koktej molotovi. Ndërsa po një tjetër deputet e Vetëvendosjes, Aida Dërguti është arrestuar në tualet të Kuvendit të Kosovës. Sipas burimeve, ajo është kapur duke nxjerr bombolën e gazit lotsjellës nga trupi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658