INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosovë - Serbi, 'vizatohen kufijtë' më 7 shtator. Ja çfarë pritet të ndodhë

Kosovë - Serbi, 'vizatohen kufijtë' më 7 shtator. Ja çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më: 08:26 27-08-2018

Korrigjimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë pjesë e marrëveshjes finale në mes të dy shteteve, ndërsa takimi i radhës mes presidentit të Kosovës dhe atij serb do të mbahet më 7 shtator të këtij viti. Thaçi në këtë takim ka thënë se procesi i dialogut është në finale dhe se Prishtina dhe Beogradi kanë nevojë për ndihmën e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vuçiç në anën tjetër ka theksuar se nuk mund të arrihet një marrëveshje finale me Kosovën pa fituar edhe Serbia diçka.
Ndërsa Van der Bellen, presidenti austriak, kur foli për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë theksoi se jemi drejt një momenti historik. “Diçka ka ndodhur mbrëmë. Unë kam përshtypjen se jemi drejt një momenti historik”, tha Der Bellen duke iu referuar debatit në forumin e Alpbach, ku folën Thaçi e Vuçiç.
Njohësit e çështjeve politike të vendit thonë që deklaratat e të dy presidentëve paralajmërojnë një marrëveshje të arritur midis dy vendeve. Madje ata thonë që kjo marrëveshje mund të sjellë humbje të mëdha për Kosovën, që do të rezultonte me humbjen e veriut të Mitrovicës dhe të mos marrë asgjë në shkëmbim.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098