INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosovë - Shqipëri. Pse po vonon unifikimi doganor?

Kosovë - Shqipëri. Pse po vonon unifikimi doganor?

Publikuar më: 16:57 04-06-2018
Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë sot se unifikimi i doganave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nuk u arrit asnjë herë dhe të dyja vendet janë të vonuara për rezultatet do të sillte ky unifikim.
“Qeveria e Kosova duhet të na tregojë se ku ka mbërritur ndërmjet dy shteteve, të raportoj se çka është bërë më shumë në lidhje me aspektin ligjor të këtyre marrëveshjeve dhe ku ka mbërritur zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara nga të dy shtetet respektive”, ka thënë Ymeri duke shtuar se Qeveria po ashtu duhet të tregojë se deri në cilën kohë ka planifikuar që marrëveshjet e nënshkruara të bëjnë një bazë të plotë rregullimi për unifikimin doganor me Shqipërinë.
 
Ndërkohë Deputeti Lutfi Zharku, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së tha se ashtu siç ceket edhe në kërkesën për debat, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar disa marrëveshje me Qeverinë e Shqipërisë me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis dy  vendeve  në fusha të ndryshme.
 
“Këto marrëveshje bashkëpunimi ndër të tjera duhet të ndërmerren nga të dyja palët për zvogëlimin dhe lehtësimin e procedurave administrative, të cilat nga ana e biznesit konsiderohen pengesa serioze në rritjen e bashkëpunimit. Fatkeqësisht deri sot pak është bërë në këtë aspekt”, tha Zharku.
Sipas tij nëse analizohen shifrat mbi marrëdhëniet tregtare midis Kosovës dhe të Shqipërisë pa dyshim se nxirret konkluzioni mbi rritjen pothuajse të përvitshme të tyre dhe nxitur nga infrastruktura e rregulluar rrugore në të dyja vendet.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885