INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosovë: Tërhiqet ligji për demarkacionin, protestuesit në festë

Kosovë: Tërhiqet ligji për demarkacionin, protestuesit në festë

Publikuar më: 13:50 01-09-2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka lajmëruar heqjen e votimit të Demarkacionit me Malin e Zi nga rendi i ditës. “Sot nuk janë kushtet për votim. Nuk është normale ta diskutojmë këtë në kushte të pafavorshme. Do të mundohemi të arrijmë një qëndrim të përbashkët”, ka deklaruar Mustafa.

Ndryshe, tërheqja nga rendi i ditës të Projektligjit për ratifikimit e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi ka ndodhur për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të Listës Serbe dhe mungesës së votave të mjaftueshme. “Jo, sot nuk do të marrim pjesë në seancë. Asnjë prej deputetëve serbë nuk do të jemi aty”, ka thënë Nenaq Rashiq. Lista Serbe është pjesë e koalicionit qeverisës me PDK-LDK, ndërsa ka 11 deputetë. Ky koalicion në Kuvendin e Kosovës ka së bashku 78 deputetë.

Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit duhen votat pro të 80 deputetëve. Protestuesit e kanë vlerësuar si fitore të tyren tërheqjen e demarkacionit nga pika e rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës. Ata kanë nisur të festojnë në sheshet e Prishtinës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887