INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosovës i hapet rruga drejt BE-së. Brukseli ndryshon politikën

Kosovës i hapet rruga drejt BE-së. Brukseli ndryshon politikën

Publikuar më: 11:48 14-07-2018

Procesi i ri i vendimmarrjes në Bashkimin Evropian, i paralajmëruar nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të mund të shkurtojnë rrugën e integrimit evropian për Kosovën. Sipas gazetave serbe mekanizmi, sipas të cilit për disa hapa të caktuar drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, nuk do të jetë i nevojshëm konsensusi i të gjithë anëtarëve të Unionit, mund të përdoret nga shtete të caktuara për të përshpejtuar rrugën evropiane të Kosovës. Dhe kjo sipas mediave, pavarësisht qëndrimit të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Gazetat, thonë se për anëtarësim në BE do të mbetet kushti ku nevojitet konsensusi i të gjitha vendeve anëtare.
Megjithatë, rregullat e reja do të mund të përdoren në mënyrë që Kosova të avancojë drejt BE-së, pavarësisht qëndrimit të pesë shteteve, që nuk e kanë njohur atë.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771