INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kostandin Xhuvani u lirua', reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk ndodhet në qeli, por ...

'Kostandin Xhuvani u lirua', reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk ndodhet në qeli, por ...

Publikuar më: 14:44 21-11-2018

Pas denoncimit nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha se Kostandin Xhuvani ishte liruar nga burgu ka ardhur dhe reagimi i drejtorisë së Burgjeve.

Drejtoria e burgjeve ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se Xhuvani ndodhet në spital për shkak të gjendjes shëndetësore dhe më pas do kthehet në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë.

Xhuvani, djali i aktores dhe ish-deputetes së PS-së Luiza Xhuvani, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ ku është dërguar nën masa të rrepta sigurie.

Kostandin Xhuvani është dënuar me 35 vite burg, pa të drejtë lirimi me kusht, pasi akuzohet për vrasjen e 5 personave në një lokal në zonën e Fakultetit Histori-Filologji, krim të cilin e pranoi, duke i shpëtuar edhe burgimit të përjetshëm.


Pak orë më parë Berisha publikoi në faqen e tij të ‘Facebook’ dëshminë e një qytetari dixhital, ku ky i fundit pohonte se Xhuvani pas operacionit, ishte liruar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221