INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kostoja e jetesës, Tirana e treta më e lirë në rajon

Kostoja e jetesës, Tirana e treta më e lirë në rajon

Publikuar më: 10:21 18-01-2018

Kosova, Maqedonia dhe më pas Shqipëria janë vendet që kanë çmime më të lira të produkteve ushqimore dhe kosto më të ulët jetese në rajon, sipas të dhënave krahasuese që raportohen nga Numbeo.com për 2018 shkruan Monitor.

Sipas të dhënave të marra në shqyrtim, Shqipëria është vendi i tretë më i lirë në rajon, ku me kostot më të lira rezulton Prishtina dhe më pas Shkupi. Më i shtrenjti në rajon është Podgorica, me 44.68 pikë përllogaritje të indeksit, ndjek Beogradi me 43.99; Sarajeva me 42.50, Tirana me 39.33, Shkupi me 38.51 dhe Prishtina me 29.25.

Çmimet e kategorive të marra në konsideratë: çmimet ushqimore, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme.

Numeo.com ka marrë në studim 540 qytete botërore, ku ka analizuar kostot e tyre të jetesës për 2018.

Për shtetet rajonale, të dhënat tregojnë se Maqedonia ka koston e jetesës më të lirë në Ballkan, sa 55% e kostos mesatare botërore; Mali i Zi 73%, ndërsa Serbia dhe Bosnja 62%.

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705