INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kostot marramëndëse të luftës në Siri dhe Liban…

Kostot marramëndëse të luftës në Siri dhe Liban…

Publikuar më: 11:23 22-03-2016

Frontier Economics dhe World Vision ka analizuar përmes një shkrimi kostot e luftës  në vende në konflik, ku veç Sirisë është përfshirë dhe Libani.
Këto organizma e kanë hapur raportin me një thënie të fortë: "Ajo që duhet të dijë bota është se lufta po i kushton qindra bilionë dollarë gjithë rajonit, Sirisë dhe fqinjëve të saj dhe po rrezikon të ardhmen e një brezi të tërë fëmijësh.

Ja shkrimi i plotë:

SIRI

Po shohim luftën në Siri përmes lenteve ekonomike. Ndërsa nuk mundemi të masim koston e një fëmijërie të shkatërruar, mund të llogarisim humbjen ekonomike të vendit, ku banon ai fëmijë. Vetëm për Sirinë, lufta ka patur një kosto prej 370 bilionë dollarësh. Edhe sikur lufta të mbarojë këtë vit, kostoja do të shkojë në 927 bilionë dollarë nëse llogaritet humbja e rritjes ekonomike në Siri. Kjo shumë është thuajse 100 herë më e madhe se ajo që duhet për të plotësuar nevojat e refugjatëve në të gjithë rajonin.
Ka vetëm një mënyrë për t’ i  dhënë fund gjithë kësaj kostoje dhe kjo është paqja! Kaq vetëm për Sirinë. T’u hedhim një sy fqinjëve të saj, të cilët kanë pranuar miliona refugjatë.

LIBAN

Në Liban, GDP e vërtetë  (Prodhimi i Përgjithshëm Bruto) është thuajse 23% më e ulët nga ç‘do kishte qenë pa luftën. Ky fakt prek shumë aftësinë e Libanit për të menaxhuar nevojat e gjithë këtyre familjeve të mbërritura. Ai ndikon drejtëpërdrejt dhe tragjikisht mbi fëmijët libanezë dhe fëmijët refugjatë që jetojnë në Liban sepse vetëm 48% kanë mundësi edukimi. Si do mund të kthehen dhe të ndërtojnë ata vendin e tyre?
E dimë që pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar kanë patur shpenzimet e tyre për t’ju përgjigjur kësaj krize, qoftë me ndihmat humanitare apo ndërhyrjet ushtarake. Por prapë, duket sikur as kjo ngritje shpenzimesh, as rritja dramatike e humbjeve dhe e dhimbjeve njerëzore, nuk kanë mjaftuar për nxitjen e një paqeje jetëgjatë në Siri.   

Pavarësisht përpjekjeve plot kurajë të vendeve të tilla si Kanadaja, thirrjet ndërkombëtare për ndihmë humanitare ngelen vazhdimisht dhe thellësisht të pambështetura me fonde. Ndërsa premtimet dhe buxhetet e komunitetit ndërkombëtar për të financuar dhe ushqyer luftën duken të pakufishme. Ky qendrim është dritëshkurtër, i palogjikshëm dhe i kushtueshëm.
Ka vetëm një mënyrë për t’ i  dhënë fund gjithë kësaj kostoje lidhur me luftën në Siri dhe kjo është paqja.
Eshtë koha që çdo vend të bëjë pyetjen: Cila është gjëja më e rëndësishme në këtë konflikt?

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396