INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kostum robotik për personat me aftësi të kufizuar

Kostum robotik për personat me aftësi të kufizuar

Publikuar më: 14:51 05-03-2018

Një dritë shprese po vjen nga inxhinierët e robotikës në SHBA për të gjithë personat me aftësi të kufizuar.

Qendra e mjekimit Cybernetik Brooks në Jacksonville të Floridës po teston një kostum robotik që mund të ndihmojë personat e paralizuar që të rifitojnë përsëri aftësinë e të ecurit.

Kostumi robotik përshtatet me gjymtyrët e poshtme të trupit të personit që ka probleme të shtyllës kurrizore dhe ju siguron atyre një mbështetje dhe i ndihmojnë ti hedhin vetë këmbët.

Ajo çka e bën HAL të mahnitshme është se përdoruesi mund të kontrollojë lëvizjen e saj nëpërmjet mendjes.

Makina është në gjendje të marre sinjale bio-elektrike ose një rrymë elektrike të dhënë nga indet dhe organet, shkruan intv.al.

Ajo gjithashtu është e pajisur me një pajisje që ka aftësinë të lexojë valët e trurit.

Më konkretisht HAL ka sensorë që i bashkëngjiten këmbëve të përdoruesit, të cilat pastaj zbulojnë sinjale bio-elektrike që transmetohen nga truri tek muskujt.

Qëllimi me HAL është t'u japë të rinjve 'ndjenjën e të qënit përsëri të gjallë' dhe ti ndihmojë ata që të rifillojnë jetën dhe të jetojnë në mënyrë të zakonshme./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102