Keni gjetur vajzën/djalin e duhur dhe shkoni mirë me njëri-tjetrin? Jeni goxha i sigurt që është e duhura dhe plotësoni njëri-tjetrin? Por pse ajo nuk tërhiqet pas jush, por vazhdon të shkojë pas djemve që e trajtojnë keq dhe i thyejnë zemrën, kur e di se ti do ta trajtoje atë si një mbretëreshë?
Kjo i/e dashur quhet “friend zone”, kur ai, ose ajo të sheh vetëm si shok dhe është një tip i zonës së miqve kur njëri prej jush dëshiron diçka më shumë. Nëse po pyesni veten se çfarë po shkon keq, ndoshta përgjigjja qëndron në shenjën tuaj të horoskopit. Ka disa shenja që kanë tendencë të qëndrojnë më tepër miq në një marrëdhënie sesa të dashur. Ja përse ju ndodh kjo:
Demi
Demi është super-protektiv ndaj miqve të tij dhe familjes, sidomos femrave në jetën e tij. Nuk është se ai mendon se ata nuk mund t’i luftojnë betejat e tyre, por ai beson se ata patjetër do të përfitojnë nga ndihma e tij. Dhe kështu ndodh, miqtë janë jashtëzakonisht mirënjohës që kanë Demin për t’i ndihmuar dhe mbrojtur. Ndaj dhe Demi shpesh shihet më shumë si një vëlla i madh sesa një i dashur i mundshëm. Në vend që të jesh plotësisht mbrojtës, duhet të jesh mbështetje dhe heroi i saj. Ju do ta fitoni atë.
Binjakët
Binjakët janë shpirti i festave dhe gjithkush, gjithmonë, dëshiron të rrijë me ta. Por e keqja është se njerëzit thjesht nuk mund t’ju marrin seriozisht, madje edhe kur jeni duke u përpjekur të bëheni seriozë. Nuk është faji juaj që ju doni t’i bëni njerëzit të qeshin dhe të argëtoni miqtë tuaj, por asnjë vajzë nuk mund të imagjinojë veten në një marrëdhënie me dikë që mund të duket pak i papjekur. Vajzat patjetër duan një djalë që mund t’i bëjë ato të qeshin, por nuk duan të ndihen sikur marrëdhënia e tyre është një shaka e madhe. Pra, në fund, edhe nëse ato vërtet ju pëlqejnë, vajzat mund të ndihen sikur ju mbajnë si mik dhe asgjë më shumë.
Peshorja
Peshorja pëlqen të flirtojë, dhe vajzat duan të flirtojnë me ju, por nuk duan një djalosh që do të flirtojë me çdo vajzë që takon. Kjo është arsyeja pse vajzat që flirtojnë me Peshoren, shpesh e mbajnë atë mik sesa e shohin për lidhje serioze. Nëse vazhdoni të flirtoni shumë, do t’ju ikë koha në zonën e miqve. Është mirë të dalësh me një grup vajzash, por nëse je vërtet i interesuar vetëm për një, do të duhet të punosh tepër për ta provuar këtë.
Bricjapi
Ju duket sikur keni qenë më shumë seç duhet në “friend-zone”? Dëshironi të dini se çfarë tjetër duhet të llogaritni? Numrin e herëve që mendoni se keni rënë në dashuri. Bricjapi bie në dashuri shumë shpejt. Njerëzit me të cilët ai bie në dashuri nuk kanë asnjë interes për një marrëdhënie romantike fare. Pra, po, ju jeni një nga shenjat e zodiakut që më së shumti do të jeni miq. Por nuk është asgjë personale, ju vetëm bini kokë e këmbë në dashuri me personat që nuk ju dinë as emrin. Këshilla jonë është që ta merrni lehtë