INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kot e keni! Nëse s’ju kanë ndodhur këto 4 gjëra të çuditshme, s’keni rënë në DASHURI!

Kot e keni! Nëse s’ju kanë ndodhur këto 4 gjëra të çuditshme, s’keni rënë në DASHURI!

Publikuar më: 22:26 27-01-2019

Dashuria i frymëzon njerëzit. Shkencëtarët kanë studiuar arsyet pse sjellja jonë ndryshon kur ne biem në dashuri. Ata e lidhin këtë ndryshim të sjelljes me "hormonet e dashurisë" të ndryshme, si dopamina dhe oksitocina, që kanë një ndikim mbi emocionet tona. Mirëpo, kjo ndjenjë e fortë a na bën neve të dehur sikur të kishim pirë verë? Bright Side na tregon disa nga efektet e dashurisë.

Njerëzit e dashuruar sillen si të dehur

Pasi keni pirë disa gota verë, ju e keni vënë re se komunikimi bëhet më i lehtë dhe njerëzit që janë në të njëjtën tavolinë me ju, nuk kanë të njëjtën sjellje si në fillim. Oksitocina, një nga hormonet e "dashurisë", ndikon në trupin tonë në të njëjtën mënyrë si alkooli. A keni vënë re ndonjëherë se njerëzit e dehur duan t’i përqafojnë të gjithë personat që kanë përreth? Njësoj si alkooli edhe dashuria na bën më të afërt me njerëzit.

Zëri i tyre ndryshon

Shkencëtarët amerikanë realizuan një studim të pazakontë. Ata kërkuan njerëz që sapo kishin filluar një marrëdhënie romantike për të bërë disa telefonata. Gjatë këtyre bisedave u vu re se burrat kur flisnin në telefon me partneret e tyre e trashnin zërin, ndërsa gratë e ulnin zërin për t’u dukur më të ëmbla.

Nuk i zë gjumi

Shumë prej nesh besojnë se njerëzit që bien në dashuri kalojnë netë të gjata pa gjumë. Mirëpo, studimet në Zvicër kanë arritur në përfundimin se një person që bie në dashuri fle një orë më pak se dikush tjetër që nuk ka dikë në krah, ose nuk ka për kë mendon.

Dashuria është fiksim, varësi

Mendoni për kohën kur ishit të dashuruar, ose vazhdoni të jeni? Ju ndoshta pa e kuptuar dëshironit të kalonit kohë vetëm me partnerin/partneren dhe në një farë formë ishit të fiksuar pas tyre. Kur një person bie në dashuri, të njëjtat pjesë të trurit janë aktive si kur një person ka një varësi ndaj kokainës, sipas class. Kjo është arsyeja pse ne duam të jemi me njerëzit që ne kemi rënë në dashuri gjithnjë e më shumë dhe ndihemi keq kur nuk jemi së bashku.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105