INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kotzias: Greqia të mos ngrejë tonet me Shqipërinë. Deklaratat e papranueshme …

Kotzias: Greqia të mos ngrejë tonet me Shqipërinë. Deklaratat e papranueshme …

Publikuar më: 11:19 06-01-2019

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka kritikuar diplomacinë greke për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Turqinë. Në një intervistë dhënë për mediet greke ai ka kritikuar liderin e opozitës greke, Mitsotakis,për deklaratën e tij kundër antarësimit të Shqipërisë në BE. "Nuk është e drejtë që politika jonë e jashtme të ngrejë tonet ndaj palës turke dhe shqiptare. Me Turqinë ne ndryshojmë në kulturën e politikës, Turqia nuk na duhet të na përfshijë në politikat e saj, ne kemi një kulturë të paqes dhe normalizimit. Me Shqipërinë gjithashtu janë ngritur tonet në dy muajt e fundit. Deklaratat e Mitsotakis që Shqipëria nuk do të hyjë në BE janë të papranueshme. Dua të kujtoj ND për ta bërë Shqipërinë një anëtar të pakushtëzuar të NATO-s. Msitsotakis nuk mund të flasë kështu, kjo është hipokrizi ", tha Kotzias.

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152