INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kotzias jep afate: ‘Në qershor firmoset marrëveshja e detit me Shqipërinë’

Kotzias jep afate: ‘Në qershor firmoset marrëveshja e detit me Shqipërinë’

Publikuar më: 08:28 02-05-2018

Greqia shfaqet shumë optimiste për arritjen e një marrëveshje me Shqipërinë. Dhe jo vetëm kaq, kreu i diplomacisë greke Nikos Kotzias ka vendosur dhe afate se kur mund të firmoset marrëveshja. Në një intervistë për mediat greke, Ministri i Jashtëm grek Kotzias ka deklaruar se pritet që shumë shpejt të arrihet marrëveshja me Shqipërinë për Paktin Detar.
Rikos Kotzias:
“Shpresoj deri në fund të majit të kemi një marrëveshje. Në mos në fund të majit, në fillim të qershorit”.
Kotzias më tej ka shtuar se pas përfundimit të negociatave me Shqipërisë, Greqia do të nisë negociatat me Italinë. Edhe pse ka një marrëveshje që nga viti 1977, disa prej zonave detare midis të dy vendeve nuk janë delimituar ende.
Në intervistë, Ministri i Jashtëm grek ka shpjeguar me detaje qëndrimet e Athinës për negociatat me Shkupin që aktualisht duket se kanë ngecur.
Kotzias është shprehur spektik nëse do të mund të arrihet një marrëveshje deri në samitin e NATO-s, ku vendi fqinj shpreson të marrë ftesën për anëtarësim. Por ai ka shtuar se për marrjen e ftesës nuk duhet medoemos vendim i samitit. Sipas tij kjo mund të bëhet edhe në mbledhjen e përfaqësuesve të përhershëm dhe më pas të thirret një samit i jashtëzakonshëm, për t’i dhënë cilësinë e një ngjarjeje të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205