INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kotzias: Nuk është diskutuar asnjëherë për çështjen çame

Kotzias: Nuk është diskutuar asnjëherë për çështjen çame

Publikuar më: 13:37 25-06-2018
Pak orë para se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ministri i jashtëm grek ka deklaruar : 
‘’Përderisa Komisioni Europian përcaktoi këtë verë si afat për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ne duhet ta mbajmë premtimin tonë.Ne nuk duhet ta bllokojmë këtë perspektivë. Kam frikë që po të mos i jepet datë për hapjen e negociatave Maqedonisë Veriore, do të mund të vihej në rrezik përpjekja që bëmë me saktifica të mëdha dhe kompromise nga të dy palët. Më tej, nëse një nga të dy vendet fillon negociatat dhe le të themi, Shqipëria lihet jashtë, kjo do të krijojë një situatë destabiliteti në rajon”, ka theksuar ministri i jashtëm grek.
 
Ndërkohë ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur optimist për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull me Shqipërinë. Kotzias i është referuar gjatë negociatave me Shqipërinë, duke theksuar se janë zgjidhur një sërë çështjesh “të vogla”, “sidomos ato që lehtësojnë punëtorët ose emigrantët nga Shqipëria”. Shefi i diplomacisë greke ka deklaruar sërish se gjatë negociatave Athinë-Tiranë nuk është diskutuar asnjëherë për çështjen çame.
 
“Unë jam shumë i pezmatuar me atë që thotë opozita greke. Opozita thotë se ne po diskutojmë për “Çamërinë”. Ne nuk e diskutojmë fare këtë. Në këtë debat (negociatat) nuk ka pasur asnjëherë pyetje për “Çamërinë”, ka theksuar Kotzias.
 
Kotzias shton se “ka qenë një tjetër qeveri greke që ka diskutuar për herë të parë për “Çamërinë”. Me këtë batutë, Kotzias shënjestron opozitën konservatore greke, që ndodhej në pushtet në fillim të viteve 1990.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037941932678223