INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kotzias për negociatat me Shkupin: I bindur se sot arrihet marrëveshja

Kotzias për negociatat me Shkupin: I bindur se sot arrihet marrëveshja

Publikuar më: 13:30 24-05-2018
Greqia ulet në tryezën e dialogut me dëshirën konkrete për arritjen e zgjidhjes së çështjes së emrit të FYROM, ka deklaruar ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Pak orë para takimit të ri me homologun e vet maqedonas në Njew Jork, Kotzias i ka bërë thirrje Shkupit që të tregojë një prirje për realizëm dhe kompromis.
 
“Unë nuk jam as optimist, as pesimist, por kam vullnetin që të gjej zgjidhje. Dhe duhet që edhe pala tjetër të ketë realizmin dhe pragmatizmin për të gjetur zgjidhje. Zgjidhjet janë zgjidhje kompromisi. E di që shumë forca në të dy vendet do të donin lidhje sipas dëshirave respektive, mirëpo në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ekzistojnë zgjidhje të tilla”, tha Kotzias.
 
Takimi i sotëm kryhet në prani të të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Matthew Nimetz. Kotzias e la të hapur mundësinë që raundi i ri i negociatave të mbyllet brenda ditës dhe të mos vazhdojë edhe të premten siç ishte paralajmëruar.
 
I pyetur mbi deklaratën e Shkupit se tashmë negociatat kanë kaluar në stadin përfundimtar, Kotzias tha se pala tjetër “nuk ka veçse ta tregojë këtë”.
Pjesa e dytë lidhet me tekstin e marrëveshjes përfundimtare dhe listën e çështjeve juridike. Këto detaje teknike diskutohen në një raund paralel negociatash që zhvillohen në nivel ekspertësh.
 
Article Logic
Execution time: 0.0020961761474609